Ndizet merkato/ Do të zërë vendin e ish-sulmuesit të Interit, Vedat Muriqi pranë rikthimit te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 23:31

Ndizet merkato/ Do të zërë vendin e ish-sulmuesit të Interit, Vedat Muriqi pranë rikthimit te…

Vedat Muriqi ka përfunduar sërish në qendër të vëmendjes për sa i përket merkatos, teksa së fundmi raportohet se është shumë afër rikthimit te skuadra e Fenerbahces. 

muriqi

Sulmuesi kosovar i cili ka shkëlqyer vitet e fundit në Spanjë me Majorkën është shumë afër që ta vesh sërish fanellën e skuadrës turke. 

Mediat turke raportojnë se 30-vjeçari do të zërë vendin e ish-sulmuesit të Interit, Edin Xhekos që ka oferta nga Arabia Saudite. 

Vedat Muriqi është i prirur për t’u rikthyer në Turqi dhe dëshiron të kthehet te Fenerbahçe nëse palët bien dakord. 

Ai në dy sezonet e fundit te Majorka ka bërë 83 paraqitje, duke shënuar 27 gola dhe bëri 9 asistime. Muriqi ka një vlerë tregu prej 15 milionë eurosh. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"