“Largimi nga Antverp erdhi si befasi”, Arbnor Muja zbulon prapaskenat e “divorcit”: Për fat të keq klubi më tha që…  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2024 | 23:37

“Largimi nga Antverp erdhi si befasi”, Arbnor Muja zbulon prapaskenat e “divorcit”: Për fat të keq klubi më tha që…  

Sulmuesi Arbnor Muja u largua nga Antverp në janar, për t’u transferuar te Samsunspor në Turqi. Një lëvizje kjo që nuk rezultoi shumë e suksesshme, me Mujën që duket se u “fik” në elitën e futbollit turk.  

Screenshot-2024-05-16-220639-780x439

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, ka dhënë një intervistë për mediumin belg “hbvl.be”, ku ka treguar disa detaje të pathëna më parë. 

“Ky transferim erdhi si befasi për mua. Nuk e kisha ndërmend të largohesha. Antverpi ishte bërë shtëpia ime e dytë. Për fat të keq, klubi më tha në fund të muajit janar se dashuria më nuk ishte e ndërsjellë. 

Nuk e kam kuptuar plotësisht vendimin e klubit. Por kështu funksionon futbolli. Situata mund të ndryshojë nga dita në ditë. Duhet ta pranosh. Më mungon klubi, tifozët dhe qyteti”, ka deklaruar Muja. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"