VIDEO/ Triumf me “poker” në finale, skuadra e talentit shqiptar fiton “Premier League Cup”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2024 | 23:05

VIDEO/ Triumf me “poker” në finale, skuadra e talentit shqiptar fiton “Premier League Cup”

Fulhem U-21, skuadra ku aktivizohet talenti i Kombëtares Shpresa, Adrion Pajaziti, triumfoi mbrëmje ne sotme në finalen e “Premier League Cup”, ndaj Totenhemit me rezultatin bindës 4-0, duke ngritur lart këtë trofe të rëndësishëm. 

GNuCiepWkAAgAvZ

Edhe pse nuk arriti të shënonte, Pajaziti bëri një paraqitje dinjitoze, duke qenë një nga më të mirët në fushë.

pajaziti

Me numrin 11 mbi shpinë, 21-vjeçari është titullar i padiskutueshëm te Fulhem U-21 duke qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të ekipit duke vendosur shumë ndeshje me golat dhe asistet e tij.  

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"