“Është për të ardhur keq që nuk shënuam më shumë gola”, Granit Xhaka pas triumfit ndaj Romës: Finalja është afër, por nuk ka mbaruar asgjë akoma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 23:37

“Është për të ardhur keq që nuk shënuam më shumë gola”, Granit Xhaka pas triumfit ndaj Romës: Finalja është afër, por nuk ka mbaruar asgjë akoma

Bajer Leverkusen mundi me shifrat 0-2 Romën në “Olimpico”, ndeshje e vlefshme për raundin gjysmëfinal të Ligës së Europës. Pas përfundimit të ndeshjes, mesfushori i kombëtares zvicerane Granit Xhaka dha një intervistë për “Rai” ku komentoi këtë rezultat tepër pozitiv që “aspirinat” morën kundër romakëve:

Xhaka

“E dinim që ishte një ndeshje e vështirë, por ne luajtëm mirë. Është për të ardhur keq që nuk shënuam më shumë gola.

Kemi bërë një hap të rëndësishëm, por e dimë forcën e Romës prandaj duhet të tregohemi të kujdesshëm. Finalja është afër, por e dimë që nuk ka mbaruar asgjë akoma.”

Bajer Leverkusen do të pres në ndeshjen e kthimit Romën me 9 maj në orën 21:00.

SONI SALIHI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"