“Të jemi sa më aktivë dhe të karikuar për ‘play off’-in”. Portieri Jata: Vora në elitë, çështje fati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 23:17

“Të jemi sa më aktivë dhe të karikuar për ‘play off’-in”. Portieri Jata: Vora në elitë, çështje fati

Vora e ka lënë pas humbjen e së hënës në Elbasan dhe tashmë po i përkushtohet takimit të së shtunës kundër Bylisit, që e presin në shtëpi. Përpos asaj humbje, Vora e ka siguruar një vend në “play off”.

jata vora

Në lidhje me situatën dhe ndeshjen e radhës, portieri Arbër Jata për “Panorama Sport” u shpreh: “Elbasanin e kishim vlerësuar dhe skuadra bëri një ndeshje të mirë, pavarësisht rezultatit. Ne jemi të qetë edhe pas kësaj humbjeje sepse Vora e ka siguruar fazën ‘play off’.

Në dy ndeshjet e fundit të kampionatit ne do të bëjmë më të mirën, që të jemi sa më aktivë dhe të karikuar për ‘play off’-in. Ngjitja në elitë do të jetë edhe punë fati, sepse luajmë me ndeshje teke. Ne do të bëjmë gjithçka të mundur që kemi në dorë për misionin Superiore”.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"