VIDEO/ Rikthehet buzëqeshja te Çelsi, blutë fitojnë derbin e Londrës përballë Totenhemit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 22:53

VIDEO/ Rikthehet buzëqeshja te Çelsi, blutë fitojnë derbin e Londrës përballë Totenhemit

Çelsi ka arritur të mposht brenda në shtëpi Totenhemin me shifrat përfundimtare 2-0, ndeshje e vlefshme për javën e 34-t të Premier Ligës angleze.

GMlFV_4XMAAOe5g

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 24-t nga mbrojtësi Çalobah, falë një goditje të mrekullueshme me kokë, nga një top i ardhur falë një ekzekutimi të një goditje standarte. Asgjë nuk do të mbaronte sepse blutë do të shënonin sërish në minutën e 72-të, këtë radhë me Xhekson. Ai u tregua i vëmendshëm kur topi i erdhi pasi u devijua nga traversa, duke e goditur me kokë dhe vulosur rezultatin përfundimtarë 2-0.

Me këtë rezultat, tashmë Çelsi e shikon veten në vendin e tetë me 51 pikë të grumbulluara, ndërsa për sa i përket Totenhemit, “spursat” me shumë gjasa i kanë dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve për sezonin e ardhshëm, pasi renditen në vendin e pestë me 60 pikë, 7 më pak se Aston Vila e vendit të katërt.

ÇELSI-TOTENHEM 2-0

GOLI I ÇALOBAH 1-0 (VIDEO)

GOLI I XHEKSON 2-0 (VIDEO)

SONI SALIHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"