Koment nga Masimo Ambrozini/ Merkato nevojitet, por Milani duhet të gjejë shpirtin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 23:42

Koment nga Masimo Ambrozini/ Merkato nevojitet, por Milani duhet të gjejë shpirtin

Nga MASIMO AMBROZIN

AMBROZINI

Nëse te Milani kanë zgjedhur të ndryshojnë trajnerin, gjë që më duket e qartë, duhet të punësojnë dikë që nuk dëshiron të përplaset, por të nxjerrë më të mirën në lojtarët më të fortë që do të ketë në dispozicion. Në periudhën e fundit ekipi kuqezi ka lënë shumë për të dëshiruar për sa i përket lidershipit dhe personalitetit.

Është e qartë se organika ka lojtarë të fortë në nivel teknik dhe duhet gjetur një trajner që di të stimulojë ata në mënyrën e duhur. Tre prej tyre janë Leao, Menja dhe Teo. Ata janë ata që mund të kishin bërë më shumë në këto ndeshjet e fundit. Lojtarët e fortë dallohen në ndeshje të rëndësishme dhe mendoj se të tre duhet të stimulohen në mënyrën e duhur. Puna e Piolit u harrua shumë shpejt dhe tifozët e Milanit harruan akoma edhe më shpejt se çfarë bëri ky zotëri me një ekip të cilin e shpalli kampion edhe pse dukshëm nuk ishte më i forti i kampionatit.

Para ndeshjes së Ligës së Europës kundër Romës, Milani kishte shtatë fitore radhazi. Personalisht gjithmonë e kam mbrojtur punën e Piolit, duke pranuar se Milani kishte një sezon shumë të mangët në mbrojtje për shkak edhe të dëmtimeve. Ndaj sot them se nuk shoh nevojë për revolucion sepse baza teknike është e mirë dhe për mendimin tim skuadra duhet ta gjejë sërish Benaserin në nivelin më të mirë të tij.

Nuk e di situatën e bilancin, por ndoshta drejtuesit do të duhet të bëjnë një zgjedhje të fortë duke shitur një nga tre emrat e vlefshëm që përmenda më sipër, por jam i bindur se zëvendësimi i mundshëm i njërit prej tyre do të ndryshonte strukturën. Për mendimin tim Milani duhet të gjejë dy sulmues, një titullar dhe një rezervë. Nuk duhet harruar se Kjaer dhe Zhiru duhen zëvendësuar, por nga ana tjetër kuqezinjtë kanë treguar se dinë të gjejnë frymë të re siç ndodhi me Tonalin kur u largua Kesi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"