Heroi i Dortmundit Fyllkryg njihet ndryshe si “boshllëku”, ja historia interesante se si e mori këtë nofkë për shkak të… dhëmbëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 22:37

Heroi i Dortmundit Fyllkryg njihet ndryshe si “boshllëku”, ja historia interesante se si e mori këtë nofkë për shkak të… dhëmbëve

Borusia e Dortmundit mposhti 1-0 në shtëpi skuadrën e PSG-së, ndeshje e vlefshme për raundin gjysmëfinal të Ligës së Kampioneve. Autori i golit të vetëm të gjermanëve ishte sulmuesi Fyllkryg.

bandicam 2024-05-02 22-37-31-849

Interesantja rreth këtij lojtari qëndron se është shfaqur në arenën e madhe Europiane në moshën 30-vjeçare. Ai ka luajtur në Bundësligën 2, me Verder Bremen dhe më pas u transferua tek ekipi i Dortmundit, gjithashtu mori ftesë edhe nga kombëtarja gjermane dhe me shumë gjasa do të jetë qëndra e sulmit e tyre në Euro 2024.

Shumë njerëz ndoshta nuk e kanë vënë re, por Fyllkryg ka një hapësirë midis dhëmbëve. Kjo për shkak se në të kaluarën ai ka pësuar një aksident në stërvitje ku është përplasur me një nga shokët e tij të skuadrës. Përplasja ka qenë aq e rëndë sa është detyruar të shtrohet në spital dhe të heq një nga dhëmbët që i kishte përfunduar në ballë. Shokët e ekipit ia vunë nofkën “boshllëku” dhe kështu vazhduan ta quanin gjithmonë, nga ai boshllëk i vogël që ka në mes të dhëmbëve.

SONI SALIHI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"