“Është e vështirë të gjesh hapësirë në Kombëtaren shqiptare”, Medon Berisha këshillon italianët: Shkoni në Vlorë dhe Ksamil

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2024 | 21:43

“Është e vështirë të gjesh hapësirë në Kombëtaren shqiptare”, Medon Berisha këshillon italianët: Shkoni në Vlorë dhe Ksamil

Medon Berisha është një talent premtues i së ardhme, teksa merr gjithmonë e më tepër minuta te Leçe në Serinë A. Pas ndryshimit të trajnerit kapiteni i Shqipërisë U-21 po fiton eksperiencë në elitën e futbollit italian, duke e justifikuar mësë miri besimin që i është dhën.

medon berisha 1

Në një intervistë të fundit për mediat italiane, Berisha është shprehur se hapësirat në Kombëtaren A janë të pakëta tani pas kalimit të Shqipërisë në Euro 2024. 

“Gjuajtjet nga distanca i provoj gjithmonë kur portierët lënë pak zonën, e kam bërë edhe te Kombëtarja. Dua të përmirësohem, Blin dhe Ramadani më kanë mësuar shumë, kam marrë shumë nga përvoja e tyre. BERISHA

Shqipëria? Është e vështirë të gjesh hapësirë në Kombëtaren A tani. Unë ëndërroj të gjej hapësira, por ata tashmë kanë bërë rrugën drejt Euro24, do të doja të luaja së bashku me Ramadanin. Cili qytet iu rekomandoj në Shqipëri? Ksamil, Sarandë, Vlorë”, tha Medon Berisha. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"