Fratezi tallet me Asllanin: Bën palestër që të bëjë si i bukur në plazh, duhet t’i lutesh 100 herë që të dalë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 23:50

Fratezi tallet me Asllanin: Bën palestër që të bëjë si i bukur në plazh, duhet t’i lutesh 100 herë që të dalë

“Cronache di Spogliatoio”, ka vendosur që të bëjë një intervistë treshe mes Karlos Augusto, Daivde Fratezi dhe Kristjan Asllanit. Të tre janë miq të ngushtë te Interi dhe janë shpesh bashkë, ndaj nuk kanë ngurruar që të flasin për raportet që kanë brenda skuarës, me shumë batuta mes tyre.

asddsadasadsadsadsads

Fratezi e kishte gjatë gjithë kohës me Asllanin teksa e ngacmonte. Kështu, ai pasi pa një foto të Asllanit që festonte golin e tij të parë më Interin ndaj Xhenoas, nuk u kursye ndaj mesfushorit shqiptar.

“Po bëj shumë palestër ndaj tani më quajnë Asllanoto”, tha duke qeshur vetë Asllani. “Bën palestër vetëm sepse në verë do të bësh si i bukur në plazh;’, ia ktheu duke qeshur Fratezi. Ky i fundit më pas tregoi se kishte një “problem” me shqiptarin, të cilit duhej t’i luteshe për të dalë për një darkë.

“Për ta marrë për darkë duhet ta ftosh 100 herë. Nëse e kërkoj 100 herë dhe më thua jo, të them ‘bëj çfarë të duash’”, vijoi përsëri mesfushori interist. “Por ne mbetemi përsëri shokë”, pranoi me shumë humor kritikën Asllani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"