ZYRTARE/ U transferuan në fillim të sezonit, Elbasani ndërpret bashkëpunimin me 2 futbollistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2024 | 21:25

ZYRTARE/ U transferuan në fillim të sezonit, Elbasani ndërpret bashkëpunimin me 2 futbollistë

Ka zgjatur vetëm gjysëm sezoni aventura e dy futbollistëve, Armando Rami dhe Jeton Krasniqit me fanellën e Elbasanit. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi verdheblu, ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Ramin dhe Krasniqin duke i falenderuar për kontributin e dhënë.  

Elbasani AF

Vlen të theksohet fakti se Jeton Krasniqi pas “divorcit” me Elbasanin, ka arritur akordin për të vazhduar karrierën me Valbonën në Kategorinë e Dytë.  

NJOFTIMI I AF ELBASANIT: 

AF Elbasani njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistët Armando Rami dhe Jeton Krasniqi. Falenderojmë djemtë për kontributin e dhënë për ekipin dhe i urojmë suksese në karrierën e tyre.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"