ZYRTARE! U konsiderua i transferuar në Itali, mbrojtësi i Realit nuk largohet as pas 22 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2023 | 12:27

ZYRTARE! U konsiderua i transferuar në Itali, mbrojtësi i Realit nuk largohet as pas 22 vitesh

Real Madridi ka arritur të sigurojë firmën e qendërmbrojtësit Naço Fernandez, kontrata e të cilit përfundoi me madrilenët. Duke parë se ishte një lojtar i lirë, Interi nisi kontaktet dhe në Itali u konsiderua si një transferim i sigurt, megjithatë gjërat kanë ndryshuar dhe Naço nuk do të ndryshojë skuadër.

naco

Mbrojtësi ka rinovuar edhe për 1 tjetër sezon me skuadrën e Realit dhe do të jetë pjesë e tyre deri në vitin 2024. Naço është një futbollist që i ka dedikuar jetën e tij Realit, duke qenë se është pjesë e madrilenëve që nga viti 2001. Mbrojtësi ka firmosur që në moshën 11 vjeçare me të rinjtë e Realit dhe është rritur në akademi.

Tashmë, Naço do të luajë edhe vitin e tij të 23-të me fanellën e bardhë, ndërkohë që në 319 ndeshje të zhvilluara që nga viti 2012 si profesionist ai ka fituar gjithçka, mes të cilave 5 Championsa, 5 Botërore klubesh, 4 Superkupa Europe, 3 tituj kampion, 2 Kupa Spanje dhe 4 Superkupa Spanje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"