ZYRTARE/ Trajneri i ri menjëherë në fushë për ndeshjen e Kupës, Laçi rikthen në pankinë teknikun shkodran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 13:00

ZYRTARE/ Trajneri i ri menjëherë në fushë për ndeshjen e Kupës, Laçi rikthen në pankinë teknikun shkodran

Armando Cungu është zyrtarisht trajneri i ri i Laçit, duke i zënë vendin Mirel Josës që u shkarkua vetëm pak ditë më parë.

Cungu

Klubi ende nuk ka bërë një komunikatë, por në protokollin e sfidës kundër Egnatias në Kupë, emri i Armando Cungut është në stolin e Laçit.

Tashmë priten vetëm detajet rreth kontratës mes teknikut shkodran dhe klubit kurbinas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"