ZYRTARE/ Kapiteni nuk kthehet te Roma, mbrojtësi italian transferohet tek PSG-ja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 18:50

ZYRTARE/ Kapiteni nuk kthehet te Roma, mbrojtësi italian transferohet tek PSG-ja

Alesandro Florenzi ka kompletuar transferimin e tij tek PSG nga Roma. Ekipi francez do ta marrë mbrojtësin në huazim me të drejtë blerjeje për 10 milionë euro.

Alessandro-Florenzi

29 vjeçari kaloi vizitat mjekësore dhe hodhi firmën në kontratë . Florenzi ka mbërritur në Paris në formën e huazimit me të drejtë blerjeje në fund. Për huazimin francezët kanë paguar 1 milionë euro, ndërsa do paguajnë edhe 9 milionë të tjera nëse do ta blejnë përfundimisht.

PSG njoftoi mbërritjen e mbrojtësit italian në rrjetet sociale. Florenzi do mbajë fanellën me numër 24.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"