ZYRTARE/ Flamurtari nuk heq dorë nga brazilianët, prezantohet edhe një sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2023 | 12:22

ZYRTARE/ Flamurtari nuk heq dorë nga brazilianët, prezantohet edhe një sulmues

Flamurtari nuk ka në plan të ndalet në merkaton e verës dhe ditën e sotme ka zyrtarizuar një tjetër sulmues. Futbollisti brazilian Mateun Indio ka firmosur me vlonjatët dhe është prezantuar zyrtarisht nga klubi nëpërmjet kanaleve zyrtare.

Matheus indio

27 vjeçari i lindur në Rio de Zhaneiro ka luajtur për shumë skuadra në kampionatin brazilian e portugez ndërkohë që ka provuar të luajë edhe në Oman me skuadrën e Al Nasr.

Indio luan në pozicionin natyral si mesfushor qendre dhe krahu, teksa mund të luajë edhe si sulmues.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Matheus Índio eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club .

Emri: Matheus da Cunha

Mbiemri: Gomes

Datëlindja: 28 Shkurt 1996

Pozicioni: Mesfushor, Sulmues

Kombesia : Braziliane

Karriera :

2023 – Flamurtari F.C

2022 – 2023 Ipatinga FC ( Brazil )

2021 – 2022  Al-Nasr SC ( Oman )

2020 – 2021  Cruzeiro, Botafogo FC ( Brazil )

2019 – 2020  GD Estoril Praia ( Portugali )

2018 – 2019 Boavista FC ( Portugali )

2016 – 2018 GD Estoril Praia ( Portugali )

2013 – 2016 Vasco da Gama ( Brazil )

Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C

flamurtari

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"