ZYRTARE! Flamurtari bën një goditje në merkato, firmos me sulmuesin që kërkohej ndër vite në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2023 | 12:26

ZYRTARE! Flamurtari bën një goditje në merkato, firmos me sulmuesin që kërkohej ndër vite në Superiore

Flamurtari nuk ka në plan të ndalet në merkato edhe në ditët e fundit. Pasi ka firmosur me futbollistë të shumtë deri më tani, kuqezinjtë kanë prezantuar edhe sulmuesin më të ri në skuadër, Antoni Amos Beji.

bejii

24-vjeccari që në 4 sezonet e fundit ka luajtur me Bylisin, ka vendosur të ndryshojë ambient dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Flamurtarit.

Me paraqitjet që ka bërë me Bylisin, Beji shpesh herë është kërkuar nga skuadra të shumta në Superiore por pa arritur të konkretizohet transferimi. Sulmuesi do të bashkohet me Flamurtarin gjatë ditëve në vijim.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Amos Beji Anthony eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club .

Emri: Amos Beji

Mbiemri: Anthony

Datëlindja: 04 Janar  1999

Pozicioni: Sulmues

Kombesia : Nigeria

Karriera :

2023 – Flamurtari F.C

2019 – 2023 KF Bylis ( Shqiperi )

2018 – 2019  KF Bylis , KF Egnatia ( Shqiperi )

2017 – 2018 KF Egnatia ( Shqiperi )

Lojtari pritet te bashkohet me ekipin ne ditet ne vijim .

Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C

beji

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"