ZYRTARE/ E mbylli me Laçin, sulmuesi prezantohet te skuadra e Superligës së Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2022 | 15:34

ZYRTARE/ E mbylli me Laçin, sulmuesi prezantohet te skuadra e Superligës së Kosovës

Tashmë është zyrtare, Iljasa Zylfiu është futbollisti i ri i Dukagjinit në Superligën e Kosovës.

ZULFIU

Sulmuesi që e mbylli me Laçin është prezantuar zyrtarisht si blejra e re e skuadrës së Dukagjinit.

Këtë lajm e ka bërë me dije klubi nga Klina me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen sulmuesit 24-vjeçar.

Më parë, futbollisti nga Lugina e Preshevës ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Radnik, KF Lugina, Pukovac, Ozren Sokobanja, Flamurtari i Prishtinës dhe Malisheva.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË DUKAGJINIT –

“?????? ?????? ??̈??????? ????̈? ????????

Futbollisti 24-vjeçar, i lindur në Miratoc të Preshevës, tash e dy sezone është pjesë e futbollit elitar shqiptar. Zulfiu vjen nga klubi i Laçit, me të cilin është angazhuar edhe në garat ndërkombëtare. CAJA, siç njihet ndryshe, luan si sulmues në të dy krahët e fazës ofensive, ndërkohë që klubet e mëparshme kosovare janë Malisheva dhe Flamurtari.

Mirë se vjen ILJASA, na priftë e mbara”

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"