ZYRTARE/ Barcelona “godet” në merkato, firmos me ish-lojtarin e Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2019 | 11:40

ZYRTARE/ Barcelona “godet” në merkato, firmos me ish-lojtarin e Juves

Barcelona ka zyrtarizuar blerjen e portierit Norberto Neto nga Valencia.

norberto-neto-fc-valencia_ozlzpuk7r7sf15paqqjlvk3lv

Akordi mes palëve është arritur mbi bazën e 26 milionë eurove, të cilave do iu shtohen dhe 9 milionë euro bonuse.

Ish-portieri i Juventusit ka bërë 80 paraqitje me fanellën e Valencias. Në të shkuarën ai ka luajtur me Forentinën (101 prezenca) dhe me Juven (22 prezenca).

Nga ana tjetër portieri i dytë i Barcelonës, Silesen ka kaluar te Valencia, pra skuadrat kanë shkëmbyer gardianët e tyre.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"