Zidan në ankth, mbledhje e rëndësishme te Reali pas humbjes së djeshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 13:51

Zidan në ankth, mbledhje e rëndësishme te Reali pas humbjes së djeshme

Presidenti i Real Madridit Florentino Perez do të mbledhë sot në orën 18:00 bordin e drejtorëve të klubit spanjoll. Sipas mediave iberike, përveç diskutimit dhe çështjeve financiare të klubit, do të shqyrtohet dhe gjendja aktuale e ekipit.

hi-res-9c87f0d577c4e79674428fb2b69f583d_crop_north
Humbja e djeshme në Ligën e Kampioneve 2-0 nga Shakhtari ka lëkundur akoma më shumë pozitën e trajnerit Zidan në stolin e Realit. Priten zhvillime të reja për të ardhmen e francezit, ndërsa mediat e huaja flasin se ai mund të shkarkohet.

Në skenë kanë dalë dy kandidatë për pasuar fituein e 3 Ligave të Kampioneve me “Los Blancos”. Mauricio Poketino dhe Raul Gonzalez përfliten si dy trajnerët që mund të marrin në këto momente “frenat” e Realit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"