Zero fitore pa Carën, vijon “mallkimi” për Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2024 | 20:30

Zero fitore pa Carën, vijon “mallkimi” për Partizanin

Ka lojtarë, të cilëve ia kupton rëndësinë kur nuk i ke. I tillë është Cara te Partizani, i cili mungoi dje ndaj Vllaznisë dhe skuadra e kuqe nuk arriti të fitojë sërish. Kjo ishte ndeshja e tretë në të cilën sulmuesi nuk ishte i pranishëm dhe në të gjitha këto sfida Partizani nuk ka arritur të fitojë.

CARA

Sigurisht që mund të jetë një rastësi, por pjesa e dytë tregon edhe të kundërtën. Në momentin që Vllaznia u tërhoq pas, mungoi një lojtar driblues, që prish rreshtimin e kundërshtarit. Përveç sfidës së të dielës, në këtë sezon Cara ka munguar në një barazim pa gola ndaj Dinamos dhe në  një humbje minimale ndaj Skënderbeut.

Ndaj Egnatias kavajasi pritet në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"