Zbulohen të gjitha skuadrat e Kategorisë së Dytë për sezonin e ardhshëm, ja verdiktet e plota

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2023 | 22:43

Zbulohen të gjitha skuadrat e Kategorisë së Dytë për sezonin e ardhshëm, ja verdiktet e plota

Kategoria e Dytë, uli sot siparin përfundimtar të sezonit, teksa tashmë janë përcaktuar të gjitha verdiktet.  

kategoria-e-dyte

Triumfi i Këlcyrës ndaj Tepelenës me rezultatin 3-1 në finalen e “Play Out”-it, i vuri vulën këtij sezoni.   Duke filluar nga edicioni i ardhshëm, Kategoria e Dytë do të vijojë të jetë i ndarë me dy grupe, teksa grupet do të vijojnë të jenë të përbëra me 12 skuadra.  

Këtë sezon emrave të rëndësishëm në futbollin shqiptar si AF Luftëtari, Pogradeci, Shkumbini, iu shtohen edhe skuadrave që sezonin që sapo u mbyll milituan në Kategorinë e Parë, si Besëlidhja, Tërbuni, Turbina dhe Oriku, që do të kërkojnë të rikthehen sërish.  Për sa i përket ndarjeve përfundimtare të grupeve, ajo bëhet disa ditë para përcaktimit të shortit. 

VERDIKTET E SEZONIT:  

KAMPIONE E KATEGORISË SË DYTË: 

VORA 

JANË NGJITUR DIREKT NË KATEGORINË E PARË: 

VORA 

AF ELBASANI 

SKUADRAT QË KANË RËNË NGA KATEGORIA E PARË: 

BESËLIDHJA 

TËRBUNI 

TURBINA 

ORIKU 

SKUADRAT E GRUPIT A QË MBETEN NË KATEGORINË E DYTË: 

VELEÇIKU 

VALBONA 

SOPOTI 

NAFTËTARI 

SHËNKOLLI 

ILIRIA 

MURLANI 

GRAMSHI 

SKUADRAT E GRUPIT B QË MBETEN NË KATEGORINË E DYTË: 

POGRADECI 

LABËRIA 

BUTRINTI 

DEVOLLI 

AF LUFTËTARI 

SHKUMBINI 

DELVINA 

MALIQI 

SKUADRAT QË KANË RËNË NË KATEGORINË E TRETË: 

TEPELENA 

MEMALIAJ 

ALBPETROL 

ADA 

BULQIZA 

SKUADRAT QË U NGJITËN NGA KATEGORIA E TRETË: 

ADRIATIKU 

ALBANËT 

KËLCYRA 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"