“Xhelati” Lautaro, Interi synon rekord fitoresh në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2023 | 20:05

“Xhelati” Lautaro, Interi synon rekord fitoresh në derbi

Në dispozicion të Simone Inzagit mundësitë janë të shumta, si për të zgjedhur lojtarët dhe për të ndryshuar taktikat, por askush nuk e prek Lautaro Martinezin. Kapiteni është një nga të paprekshmit në formacion dhe aq më tepër në derbi, dobësia e tij. Argjentinasi i ka shënuar 8 gola Milanit, skuadra që ka ndëshkuar më shumë pas Karjarit, por tek Interi fërkojnë duart edhe për një tjetër arsye. Sa herë që Lautaro shënon në një derbi, aq herë zikaltrit e fitojnë atë.

LAUTAROOO MARTINEZ

Deri më tani i ka ndodhur 6 herë (tre në kampionat) dhe në total në 14 ndeshjet ndaj kuqezinjve që ka luajtur “demi”, ku përveç 8 golave ka gjetur edhe një asist, Interi ka fituar 9, duke humbur 3 dhe duke barazuar 2. Përpara tij, në listën e golashënuesve zikaltër në derbi renditen vetëm Xhzuepe Meaca (12) dhe Istavan niers (11).

REKORDI – Dueli i nesërm do të jetë i rëndësishëm jo vetëm për të bërë diferencën me pikë në një renditje që i shikon të dy klubet në krye, por do i shërbejë Interit edhe për të mbërritur një rekord të historisë së tyre: të fitojë derbin e pestë radhazi. Midis nëntorit 1932 dhe marsit 1934 pati një varg prej 4 suksesesh, të cilat më pas u ndërprenë nga një barazim 2-2; ndërmjet janarit 1943 dhe shkurtit 1945, pas 4 fitoreve, Milani fitoi 3-2; seria midis dhjetorit 1973 dhe majit 1974 ishte ndalur nga një barazim 0-0, kurse ndërmjet tetorit 2018 dhe shkurtit 2020, pas 4 fitoreve, Milani fitoi 2-1.

Sot Interi vjen nga një finale e Superkupës së Italisë të fituar 3-0 në janar, një fitore 1-0 më 5 shkurt në Serinë A, 2-0 në 10 maj në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe 1-0 gjashtë ditë më vonë në ndeshjen e kthimit. Tani kjo mundësi e shkëlqyer për të kaluar në serinë e 5 fitoreve radhazi do të ishte një rekord për Interin edhe nëse rekordi absolut mbahet nga Milani, i cili nga maji 1946 deri në prill 1948 kishte grumbulluar 6 fitore radhazi. Do të ketë kohë për të menduar për këtë, por si fillim nevojiten tre pikët e së shtunës në mbrëmje.

lautaroooo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"