Vora me dy mungesa të sigurta në Lushnjë, synohet rikthimi i të dëmtuarve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 15:38

Vora me dy mungesa të sigurta në Lushnjë, synohet rikthimi i të dëmtuarve

Pushimi i kampionatit pritet të ndikojë për mirë te Vora, pasi kanë kohën e nevojshme për të rikuperuar të dëmtuarit që munguan ndaj Kastriotit.

vora

Gjithsesi, ekipit nuk do të jetë sërish i plotë pasi në transfertën e Lushnjës do të mungojnë dy titullarë, Ysni Ismaili dhe kapiteni Xhuljo Tabaku. Të dy janë të detyruar që të vuajnë pezullimet e marra. Por rikthimi i të dëmtuarave ia bën disi më të lehtë trajnerit Endri Zjarri përzgjedhjen e titullarëve në ndeshjen kundër Lushnjës.

Mungesa e 5 titullarëve ia vështirësoi shumë skemën e lojës trajnerit të ri të Vorës ndaj krutanëve, ku debutuan edhe dy lojtarë të rinj, Denis Hasa dhe Rigers Hoxha.

ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"