“Vllaznia luante vetëm me top të gjatë, ne gabuam”, Shehi pas barazimit me shkodranët: Të ishte kampionati si i vjetshmi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2024 | 22:53

“Vllaznia luante vetëm me top të gjatë, ne gabuam”, Shehi pas barazimit me shkodranët: Të ishte kampionati si i vjetshmi…

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, e ka cilësuar si të rëndësishëm barazimin që skuadra e tij mori kundër Vllanzisë, edhe për faktin se ai provoi disa gjëra të reja në radhët e ekipit. Ai mbetet optimist për paraqitjet e skuadrës së tij në “Final Four”, ku do të ndryshojë gjithçka për të gjitha skuadrat.

bandicam 2024-04-07 22-26-38-345

“Patjetër kur vjen fundi dhe luan një përballje direkte, “Final Four” është pranë e sigurisht të ndihmon në një farë mënyre. Edhe pse nuk e kishim mendjen të “Final Four” por te ndeshja e  sotme. Duhen edhe disa ndeshje për të shkuar atje.

Cara e Hadroj janë lojtarë të rëndësishëm, stabël qe kanë marrë përsipër të ndërtojnë e jenë pjesë kryesore e skuadrës. Sigurisht që ndikojnë. U vendosëm me skemë ndryshe, dy zëvendësimet e Skukës dhe Mba ishin me efekt që të ndryshonim skemë. U munduam të provojmë një skemë tjetër në këtë ndeshje, deri diku mendoj se funksionoi. Por pastaj konsumi bëri që të mos jemi shumë efikas.

Ne kërkonim të luhej me top poshtë, në disa momente nuk kishim durim e kërkonim me top të gjatë kur nuk duhej. Duhej të lëviznim, shfaqeshim më shumë. Edhe për kundërshtarët, e vetmja mënyrë rreziku ishte ashtu me top të gjatë e të dytë. Kishin përparësi në mesfushë se Balajn e kanë pikë të fortë, donim ta eliminonim dhe në pjesën e dytë e bëmë më mirë. Ne nuk duhet ë kërkonim top të gjatë, por me kombinacione. Ka për t’u përmirësuar, por hera e parë që luanim me këtë modul, jo gjithçka shkon 100% mirë. Kishim dy manovra të ndryshme. Tek zona e fundit na mungoi qetësia dhe marrja e thellësisë, se dolëm 2-3 herë. Një herë nuk shkuam për lëvizje prerëse dhe pastaj lojtarët tonë nuk shërbeheshin kur bënin vendosje në mbipozicion,

Kur kundërshtari luhet me bllok mbrapa nuk duhet të kërkonim mes linjave, Rrapaj kthehej të merrte topin kur kundërshtari ishte poshtë, në vend që të ishte afër sulmuesve. Duhej të lëvizej topi më shpejt nga qendërmbrojtësit e bëmë shumë pak kërkimin e anësorëve që të fillonte aty manovra jonë. Por janë gjëra për t’u përmirësuar. Ishim të avashtë në lëvizje, luanim në qendër kur duhej të kërkonim nga krahët, apo krosime nga vija e dytë siç bëri Ismaili me Vilën në fund kur mund të shënonte.

Kundërshtari po na vinte në vështirësi nga krahët, kishte qarkullim topi dhe jo presion nga konsumi i sulmit. I zëvendësuam me dy lojtarë të freskët, për t’i bërë presion por edhe me plan B për të ndryshuar rreshtim. Bëhet e vështirë kur kundërshtari luan aq poshtë.

Ky kampionat nuk është si të tjerët, do vendoset me dy ndeshje në fund dhe çdo gjë që ke bërë do të zërohet. Deri atëherë shpresojmë t’i kemi lojtarët në gjendje maksimale, të japim maksimumin e të kemi edhe fatin. Të ishte si i vjetshmi, mobilizimi, vlerësimi e përqendrimi i çdo skuadre do të ishte më i madha dhe gjithmonë në tonus. Edhe pak javë, pastaj te zerimi i pikëve do të luhet gjithçka për gjithçka.

Mendoj se ka diference, e lidh me atë që thashë. Në kampionat normal e fiton ai që gabon më pak me ata më poshtë, ndërsa përballjet direkte tregojnë ndonjë diferencë. Partizani me të gjithë rivalët direkt e ka bilancin pozitiv.

Patjetër do të kërkojmë të ngjitemi më lart, edhe këto që kanë mbetur. Kërkonim të fitonim ndeshjen. Ndoshta meritonim më shumë sot. Do të kërkojmë gjithmonë që të ngjitemi sa më lart për të qenë në pozicion më komod në fund”, tha Shehi në fund të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"