Vinicius del hapur: Ylli francez do të vijë te Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2019 | 14:05

Vinicius del hapur: Ylli francez do të vijë te Reali

Në shumë media flitet se Real Madridi është i interesuar për të nënshkruar me Mbape, por për t’i shtuar akoma më shumë këto lajme ka mjaftuar edhe një intereviste e yllit të madrilenëve.Mbape

Vinisius Zhunior, ka folur në një intervistë francezen “Telefoot” ku shprehet se, Mbape do të jetë shumë shpejt një lojtar i Real Madridit : “E ardhmja e Mbapé është në Real Madrid. Në një kohë të shkurtër, mendoj se do të vijë tek ne.” – u shpreh braziliani.

Pas të gjitha thashethemeve që e lidhnin yllin francez me Realin, kjo deklaratë i shton edhe më shumë ato. Gjithashtu sulmuesi gjerman vazhdoi ku u shpreh  : “Ne nuk e njohim njëri-tjetrin, por ne flasim në Instagram, dërgojmë mesazhe. Unë e admiroj shumë, ai ka fituar shumë tituj dhe nëse ai me të vërtetë vjen këtu ai do të jetë shumë i mirë.”- shtoi në fund 18- vjeçari.mbape

Mesa duket e ardhmja e Kilian Mbape do të jetë tek gjigandët madrilen. Kujtojmë që Reali ka bërë një merkato të çmendur deri tani ku ka zyratrizuar Hazard, Militao , Rodrigo, Mendi, dhe Joviç, dhe nuk ka ndërmend të ndalet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"