VIDEO/ Zbulohet biseda e arbitrit të Juventus-Bolonja: Nuk e dhashë as të Kiezës, largohu nga këtu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2023 | 12:17

VIDEO/ Zbulohet biseda e arbitrit të Juventus-Bolonja: Nuk e dhashë as të Kiezës, largohu nga këtu

Ndeshja e javës së dytë të Serisë A mes Juventusit dhe Bolonjas u shoqërua nga polemika të shumta dhe shkak për këtë u bënë disa raste të dyshimta, ku vendimet e arbitrit Marko di Belo ishin të gabuara. Ai mohoi penallti për Juventusin e gjithashtu penallti për Bolonjan, teksa mediat italiane kanë zbuluar një tjetër detaj.

penallti

Pas përfundimit të ndeshjes, arbitri ka pasur një komunikim me drejtorin sportiv të Bolonjas, Marko di Vaion. Ky i fundit i ka kërkuar llogari arbitrit në lidhje me rastin e dyshimtë për penallti, ndërkohë që nuk ka munguar edhe replika e gjyqtarit.

“Nuk e dhashë, sepse nuk dhashë as penalltinë e Kiezës. Ti, çfarë bën këtu? Duhet të shkosh, duhet të largohesh”, janë fjalët që gjyqtari i ka thënë drejtorit sportiv të Bolonjas.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"