VIDEO/ Tronditet Bajerni, skuadra e Bundesligës 2 e eliminon nga Kupa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 23:56

VIDEO/ Tronditet Bajerni, skuadra e Bundesligës 2 e eliminon nga Kupa

Skuadra e Holstein Klein ka tronditur Bajernin e Mynihut, duke e mposhtur me penallti dhe duke e eliminuar kështu nga Kupa e Gjermanisë.

bandicam 2021-01-13 23-29-43-316

Ndeshja nisi mirë për skuadrën e Flik, që gjeti golin në minutën e 14 me Gnabrin, që shfrytëzoi shumë mirë një asist të Mylerit, për ta dërguar topin në rrjetë.

Megjithatë vendasit nuk u dorëzuan, teksa gjetën golin e barazimit në minutën e 37’, pas disa tentativave.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol për bavarezët, me Leroi Sane që shënoi në minutën e 48, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Kur bavarezët po përgatiteshin për festë, Uahl shënoi për Kielin në minutën e 95’, duke e çuar ndeshjen në shtesë.

Edhe pas 30 minutave të shtesës, nuk kishte një fitues, me skuadrat që iu drejtuan më pas penalltive, aty ku më e saktë u tregua skuadra e Klein u tregua më e saktë, duke shënuar 6 kundër 5 të Bajernit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"