VIDEO/ Triumfon frika për të mos pësuar, Erzeni dhe Laçi ndajnë pikët në duelin për mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 0:05

VIDEO/ Triumfon frika për të mos pësuar, Erzeni dhe Laçi ndajnë pikët në duelin për mbijetesën

Erzeni dhe Laçi kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të fazës së katërt të kampionatit, një përballje mes dy skuadrave që objektiv kryesor kanë të sigurojnë mbijetesën në elitë.

bandicam 2024-03-16 15-51-15-213

Ndeshja mes dy skuadrave ka qenë e luftuar, me raste kryesisht në pjesën e parë, por edhe me shumë tentativa të gabuar në të dytën. Dëshira për të shënuar nuk mungoi, por më shumë se të gjitha dy skuadrat u përqendruan që të mos gabonin në prapavijë në pjesën e dytë, duke mos lejuar rrjetat që të prekeshin. Kështu, dueli u mbyll 0-0 dhe la gjithçka të hapur në vijim për dy skuadrat që mbeten në distancë të afërt në renditje në luftën për mbijetesë.

ERZENI 0-0 LAÇI

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0.

90’+1’ Manellari gjuan nga distanca, sfera përfundon jashtë, në të majtë të Hasanbelli. (VIDEO)

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ Sobouejll i lë vendin Kryeziut në radhët e Laçit.

84’ Alidema merr vendin e Kahrimanoviç në radhët e Erzenit në fundin e ndeshjes.

83’ Tjetër gjuajtje e Ujkës nga distanca, topi nuk gjen portën, i shoqëruar me qetësi nga Hasanbelli që e sheh të shkojë në fundore.

81’ Një gjuajtje e Ujkës nga jashtë zonës devijohet dhe përfundon në duart e Hasanbelli.

79’ Kadriu merr vendin e Migones në minutat e fundit të ndeshjes ku shijakasit duken më ngulmues në kërkim të golit.

72’ Prej disa minutash është Erzeni që ka dominimin në mbajtjen e topit, por nuk gjen hapësirat për të rrezikuar portën e Dajsinanit, kurse Laçi mendon vetëm për kundërsulme të shpejta.

65’ Alba pason te Maliqi i cili nuk vazhdon aksionin në të djathtën por gjuan nga distanca, pa gjetur portën e miqve.

63’ Barjamaj i lë vendin në fushë Tresës në radhët e Laçit.

60’ Gjuajtje e fortë e Migones, sfera kontrollohet nga Dajsinani pa probleme.

57’ Harkim i rrezikshëm nga këndorja për Laçin, Hasanbelli largon sferën nga zona e tij. (VIDEO)

54’ Osmanllari i lë vendin në fushë Dakajt në radhët e Erzenit.

52’ Laçi ka një goditje dënimi të cilën Barjamaj me Melon e ekzekutojnë me skemë, por braziliani nuk gjen asnjë të gatshëm të gjuajë me harkimin e tij nga e djathta.

46′ Nis pjesa e dytë me ndryshime, largohet Marzuk në lojë futet Blazeviç.

45′ Mbyllet pjesa e parë!

42’ Myrta gjuan nga distanca, sfera përfundon mbi traversë. (VIDEO)

40’ Manellari tenton të befasojë portierin Hasanbelli nga jashtë zonës, por topi shkon drejt e në duar. (VIDEO)

27’ Osmanllari ndëshkohet me karton të verdhë.

22’ Melo gjuan drejt portës, topi shkon në duart e Hasanbelli. (VIDEO)

18’ Sadiki gabon me topin dhe ja pason Sobouejllit, ky i fundit gjuan drejt portës por sfera devijohet dhe shkon jashtë. (VIDEO)

15’ Maliqi tenton të pasojë për Marzuk por ky i fundit nuk arrin ta kapë topin. (VIDEO)

13’ Barjamaj gjuan drejt portës së Hasanbelli, Sadiku shpëton një gol të sigurt. (VIDEO)

8’ Melo arrin të gjejë topin në zonë por nuk arrin të shënjestrojë si duhet kuadratin. (VIDEO)

6’ Kurbinasit shpërdorojnë mundësi të artë, Sobouejll tenton të pasojë për Melon, por ky i fundit del bashkë me topin jashtë. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

Erzeni: Hasanbelli, Maliqi, Kahrimanoviç, Asani, Sadiki, Alba, Migone, Marzuk, Osmanllari, Mihana, Atanda

Trajner: Alfred Deliallisi

Laçi: Dajsinani, Xhunior, Kurti, Sobouejll, Manellari, Prodani, Melo, Barjamaj, Ujka, Myrta, Dajko

Trajner: Armando Cungu

hggj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"