VIDEO/ Teuta nuk fal ndaj Skënderbeut, Karabeci realizon një kryevepër në sekondat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2021 | 23:51

VIDEO/ Teuta nuk fal ndaj Skënderbeut, Karabeci realizon një kryevepër në sekondat e fundit

Tjetër triumf i rëndësishëm për Teutën e Edi Martinit. Skuadra durrsake ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-0 golave të Emiljano Vilës dhe Karabecit, duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e tretë.

 

bandicam 2021-02-12 16-34-18-907

Durrsakët e dominuan pjesën e parë, teksa gjetën golin në minutën e 32-të, me anë të mesfushorit Emiljano Vila, i cili shfrytëzoi asistin e Bregut. Në pjesën e dytë, Skënderbeu u përpoq të barazonte sfidën, por pa sukses.

Karabeci

Për të vulosur takimin, mendoi Erando Karabeci, me një eurogol nga goditja e dënimit në minutën e 94-t. Vlen të theksohet fakti se Skënderbeu e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Bajramit në sekondat e fundit. Me këtë fitore Teuta u ngjit përkohësisht në vendin e dytë me 33 pikë në 19 javë, ndërkohë Skënderbeu mbyll tabelën me 12 pikë.

FT: TEUTA-SKËNDERBEU 2-0

E. Vila 32′ , Karabeci 90+4′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90+4′ GOOOOOL TEUTA 2-0/ Eurogol i Erando Karabecit nga goditja e dënimit. Me një gjuajtje të kalibruar, mesfushori kryeqytetas e ka dërguar topin në trekëndësh, duke vulosur sfidën. 

90+3′ Bajrami ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të gabuar në limitet e zonës ndaj Grudës, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

89′ Pranë golit të dytë Teuta, me Dejvi Bregu, që provon fluturimthi pas harkimit të Emiljano Vilës, por reagon mjaft mirë Dajsinani që mban në lojë Skënderbeun.

85′ Goditja nga këndi për Skënderbeun, Vitija dhe Zguro nuk përfitojnë në shtyllën e parë.

83′ Sërish pranë golit Teuta. Bregu harkon një top të rrezikshëm brenda zonës, por asnjë nga futbollistët e Teutës nuk ka mundur të shtyjë topin drejt rrjetës.

82′ Zëvendësim te Teuta, largohet Lorenco Vila, vendin e tij e merr Kapllani.

79′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha Pusi, vendin e tij e merr Tereziu.

70′ Skënderbeu rrezikon 2 herë me Marën, por tentativa e mesfushorit ndalet pa probleme nga portieri Frashëri.

69′ Vitija ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Grudës.

67′ Zëvendësim te Teuta, largohet Krasniqi, vendin e tij e zë Gruda.

65′ Çfarë mundësie për skuadrën e Teutës, e shpërdoruar nga Lorenco Vila. Pranë golit të dytë durrsakët, gjuajtja e talentit durrsak u ndal në trupin e Vitijës.

61′ Melos Bajrami ndëshkohet me karton të verdhë, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Krasniqit.

50′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Skënderbeu. Pas depërtimit të bukur të Berishës nga e majta, topi ka shkuar te Mara, që provoi brenda zonës, por u ndal nga mbrojtja e Teutës, nuk përfiton aty Meksi. Shpëton për mrekulli porta e Teutës.

46′ Memelli kryen menjëherë 2 zëvendësime. Mbeten në dhomat e zhveshjes Zhan dhe Rahim, në lojë Mara dhe Berisha.

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Provon edhe Dejvi Bregu me një gjuajtje, por tentativa e vlonjatet u ndal nga Vitija.

44′ Pranë golit të dytë Teuta me Lorenco Vilën, gjuajtja e tij brenda zonës, u grushtua mjaft bukur nga portieri Dajsinani.

32′ GOOOOL TEUTA 1-0/ Zhbllokohet sfida, Emiljano Vila kalon në avantazh durrsakët. Pas shpërthimit të Dejvi Bregut nga e majta, topi shkoi te Vila, i cili me portën e boshatisur, shumë pranë vijës fatale nuk ka falur duke e dërguar në rrjetë. 

30′ Avdyli provon me një predhë nga distanca, por tentativa e mesfushorit nga Prishtina shkon mbi kuadrat.

20′ Moment i parë i rrezikshëm. Teuta i afrohet golit me Emiljano Vilën, pas harkimit nga e majta nga ana e Dejvi Bregut, Vila nuk ka shënjestruar dot portën nga shumë pranë pikës së penalltisë.

15′ Skënderbeu provon të rrezikojë me goditje nga këndi, por futbollistët e skuadrës korçare, nuk e shfrytëzojë siç duhet skemën e aplikuar.

10′ Teuta ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Skënderbeut, por mungojnë rastet e rrezikshme në portën e Dajsinanit. Bardhekuqtë e Memellit, provojnë herë pas here të dalin me kundërsulm, por pa sukses.

5′ Durrsakët e Edi Martinit e nisin në sulm, korçarët tregohen të kujdsshëm në repartin difensiv në këto minuta të para.

1′ Starton sfida në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Arapi, Kuros, Aleksi, Daja, Avdyli, E.Vila, Bregu, L.Vila, Krasniqi. Trajner: E.Martini

SKËNDERBEU: Dajsinani, Bajrami, Zguro, Meksi, Vitija, Douna, Dumfur, Zhan Viktor, Taipi, Aleksandros Rahim, Pusi. Trajner: M.Memelli.

Gjyqtar: Roxhers Muska

Teuta-Skenderbeu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"