VIDEO/ Te Kukësi duan të jenë në formë për kampionatin, klubi publikon pamjet nga stërvitja e futbollistëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2020 | 13:44

VIDEO/ Te Kukësi duan të jenë në formë për kampionatin, klubi publikon pamjet nga stërvitja e futbollistëve

Si në shumë vende të botës, edhe në Shqipëri futbolli është pezulluar dhe ende nuk dihet se kur do të rinisë përsëri.kukesi

Në këtë situatë lojtarët dhe stafet teknike janë të detyruar të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre dhe stërviten me ato kushte që kanë.

Të njëjtën gjë po bëjnë edhe te Kukësi, teksa klubi verilindor ka postuar ditën e sotme edhe një video nga përgatitjet që futbollistët po bëjnë. Stërvitja në kushte shtëpie e lojtarëve të Kukësit, po ndiqen me kujdes nga trajneri Orges Shehi dhe ndihmësi i tij, Rrahman Hallaçi.

Objektivi i verlindorëve për këtë sezon është titulli kampion, i cili tashmë duket shumë i vështirë, duke ditur që renditen në vendin e dytë, me 9 pikë larg Tiranës kryesuese.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"