VIDEO/ Shkëlqen me një supergol, lideri i ri i Shpresave tregon talentin në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2021 | 21:17

VIDEO/ Shkëlqen me një supergol, lideri i ri i Shpresave tregon talentin në Angli

Ylli i ri i shpresave Armando Dobra po shkëlqen me skuadrën e Kolçesterit. 20-vjeçari u bë protagonist ditën e sotme duke shënuar një supergol në fitoren 2-1 ndaj rivalëve të Snathorpit.

dobra

Dobra mori një top nga fundorja duke dribluar kundërshtarin, për të lëshuar më pas një diagonale të fortë që për portierin nuk kishte asnjë shpresë. Ky gol ishte mjaft i rëndësishëm për Kolçesterin pasi i dha 3 pikët.

Futbollisti i Shpresave u transferua këtë verë tek skuadra e Kolçeserit nga Ipsuiçi duke nisur një aventurë të re në Angli.

Dobra është një yll në rritje dhe te Shpresat, dhe një vlerë e shtuar për teknikun Alban Bushi. 20-vjepari shlënoi në fitoren 2-0 të kuqezinjve ndaj Sllovenisë vetëm tre javë më parë në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit të 21-vjeçarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"