VIDEO/ Shensoi debuton me fitore, Bylisi bën surprizën përballë Vllaznisë pretendente

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2023 | 0:13

VIDEO/ Shensoi debuton me fitore, Bylisi bën surprizën përballë Vllaznisë pretendente

Bylisi ka mposhtur me rezultatin 1-0 Vllazninë duke marrë një 3 pikësh shumë të rëndësishëm në javën e 18-të të Kategorisë Superiore.

888

Gjatë pjesës së parë të dyja ekipet patën raste të mira për të shënuar por nuk arritën të finalizojnë duke e mbyllur në barazim pa gola 45 minutat e para.

Sfida u arrit të zhbllokohej vetëm në minutën e 58’ me Felipe Sozën. Pas një asist të bukur nga Damçevski, ai shkundi rrjetën e Zogoviçit. Gjatë minutave të tjera skuadrat patën disa mundësi por pa rezultat.

Rasti i artë për Vllazninë ishte në minutën e fundit të shtesës me Ardit Hoxhajn. Ai goditi topin por përfundoi mbi traversë.

Me ketë fitore Bylisi ngjitet në vendin e 7-të me 20 pikë ndërsa Vllaznia mbetet po në vendin e 3-të me 28 pikë.

BYLIS 1-0 VLLAZNIA

58′ Felipe Soza

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet sfida, Bylisi fiton kundër Vllaznisë.

90’+6′ Çfarë mundësie për Vllazninë! Ardit Hoxhaj gjuan topin por nuk arrin të shënojë pasi fluturon mbi traversë.

90’+4′ Trumçi vonon lojën, por ndëshkohet me karton të verdhë.

90’+2’ Qardaku tenton të godasë dy herë portën por ndalet nga mbrojtja kundërshtare. Vijon aksioni dhe Trumçi provon të gjuajë sëris, por topi përfundon sipër traversës.

90’ Jepen 7 minuta shtesë.

90’ Alivoda shkakton faull ndaj Flamuri Ruçit.

82’ Balaj i pason topin Heriç, dhe ky i fundit godet fort drejt portës, por Aldo Teqja bën një pritje të mrekullueshme dhe iu mohon golin e sigurt.

81′ Largohet nga fusha e blertë autori i golit Felipe Soza, në vend të tij futet Qardaku.

 78’ Hakaj tenton sërish, provon të gjejë Esat Malën por topi ishte më i fortë se sa duhej dhe ai nuk arrin ta kapë.

76’ Hakaj kroson topin drejt zonës, por aty është Abazaj i cili e spastron rrezikun.

74′ Lë fushën e lojën Maçolli, zëvendësohet nga Abazaj.

68’ Largohet nga loja Çoba, futet Esat Mala.

61′ Del Marku nga loja dhe në vend të tij futet Heriç. Gjithashtu largohet Marku dhe futet Kruja.

58’ GOOOL BYLIS 1-0! Damçevski i pason një top me kokë Felipe Sozës, dhe ky i fundit e shfrytëzon më së miri mundësinë duke zhbllokuar sfidën.

57’ Felipe Soza provon me të djathtën e tij, por Zogoviç arrin ta ndalë duke bërë një pritje fantastike.

56′ Del nga loja Xhonata Lajthia dhe futet Antoni Beji.

54’ Tifozët ballshiotë hedhin sende në fushë, goditet në kokë Smajli.

53’ Zëvendësim nga ekipi i Vllaznisë. Largohet Kaina, në lojë futet Bekim Balaj.

51’ Smajli shkakton faull ndaj Lajthias, i cili mbetet i shtrirë në tokë pasi ka një problem me shpatullën e majtë.

49’ Janku provon një top të gjatë, por është tërësisht i gabuar pasi shkon në këmbët e Gurishtës.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Jepen 3 minuta shtesë.

44’ Jonuzi avancon me topin por Maçolli e ndalon duke shkaktuar faull. Arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.

40’ Hakaj tenton të godasë drejt portës, por Damçevski parashikon lëvizjen dhe e mbyll mjaft mirë duke larguar rrezikun.

37’ Një dyluftim mes Kainës dhe Damçevskit, Lorran vjen në ndihmë të shokut të tij dhe i merr topin por nuk arrin të finalizojë.

30’ Një aksion i bukur nga ana e lojtarëve të Vllaznisë. Jonuzi e pason topin drejt Gurishtës, i cili ia dërgon Hakaj por ky i fundit nuk arrin të godasë.

21’ Gurishta provon nga goditja e dënimit, por topi shkon në duart e portierit Teqja.

18’ Lajthia provon të shkojë drejt portës, por Smajli e ndalon dhe e rrëzon. Arbitri ndalon lojën dhe e ndëshkon me karton të verdhë futbollistin e Vllaznisë.

16’ Çoba avancon drejt portës, por aty gjen Trumçin i cili e mbyll mjaft mirë.

14’ Lorran dhe Lajthia vrapojnë në të majtën por Smajli arrin ti ndalë dhe tju marrë topin.

13’ Marku provon me të majtën e tij drejt portës, por topi përfundon në duart e Aldo Teqjas.

11’ Zguro provon topin e gjatë për Kaçorrin, por ky i fundit nuk arrin ta kapë.

8’ Maçolli provon të dalë përpara, por kundërshtarët nuk e lejojnë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

BYLIS: Teqja, Trumçi, Damçevski, Janku, Zguro, Lorran, Maçolli, Lajthia, Ruçi, Soza, Kaçorri.

Trajner: Naxhi Shensoi

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Hakaj, Smajli, Jonuzi, Marku, Alivoda, Hoxhaj, Çoba, Kaina.

Trajner: Mirel Josa

5

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"