VIDEO/ Rubiales puthi futbollisten në buzë, nëna në gjendje të rëndë shëndetësore pasi hyri në grevë urie

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2023 | 12:34

VIDEO/ Rubiales puthi futbollisten në buzë, nëna në gjendje të rëndë shëndetësore pasi hyri në grevë urie

Skandali i Luis Rubiales, pas suksesit të përfaqësueses spanjolle gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve në Botërorin e femrave, me puthjen në buzë krahas lojtareve iberikase, jo vetëm që ka sjellë shkarkimin e personazhit të mësipërm, por edha ka përshkallëzuar më tej.

rubiales hermoso

Së fundmi nëna e Rubialesit ishte vendosur në greve urie në kishë, me qëllim pastrimin e emrit të djalit dhe familjes së saj, por që pas dy ditësh gjendja shëndetësore e së moshuarës është përkeqësuar. Siç bëhet e ditur nga të afërmit e familjes, ajo ka pësuar krizë.

Në parë Angeles Bejar (nëna e Rubiales) ishte prononcuar përpara mediave në orën 17:00 gjatë ditës së djeshme, por situata e mësipërme ka prishur rrjedhën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"