VIDEO/ Realizoi një gol kryevepër ndaj Azerbajxhanit, Gorecka: Treguam se jemi ende kampionët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2017 | 10:08

VIDEO/ Realizoi një gol kryevepër ndaj Azerbajxhanit, Gorecka: Treguam se jemi ende kampionët

Pas triumfit të shënuar ndaj Kombëtares së Azerbajxhanit me rezultatin 5-1, autori i dopietës, Leon Gorecka, ka folur duke thënë: “Ky ka qenë një kualifikim i jashtëzakonshëm. Kemi arritur të shfaqim një paraqitje konstante duke u treguar brumin tonë kombëtareve të tjera me të cilat do të kemi mundësinë të përballemi gjatë Kupës së Botës në Rusi.

gorecka

Jam shumë i kënaqur për faktin se kemi arritur të mbyllim çdo sfidë duke shënuar të paktën dy ose tre gola në çdonjërën prej tyre. Ajo çka më ka gëzuar më shumë është që kemi rrëmbyer biletën për të luajtur në Kupën e Botës. Pas kësaj, më ka lumturuar shumë edhe mënyra si kemi luajtur gjatë të gjitha këtyre ndeshjeve, duke shfaqur një paraqitje mjaft të mirë dhe duke u dhënë tifozëve tanë një futboll të jashtëzakonshëm.

Falënderoj të gjithë shokët e skuadrës, trajnerin dhe fansat, të cilët na kanë mbështetur në çdo sfidë tonën. Tanimë do përpiqemi të përmirësohemi edhe më shumë pasi në Botërorin e vitit të ardhshëm na presin mjaft skuadra, të cilat kanë treguar një paraqitje të jashtëzakonshme, ndaj duhet të vazhdojmë të tregojmë se jemi ende kampionë dhe synojmë për të mbrojtur këtë titull.

Në Rusi do të luajmë shumë herë më mirë sesa kemi luajtur dhe do nuk do t’i ndahemi synimit tonë për të qenë sërish triumfues në Kupën e Botës. Është një titull, i cili duhet mbrojtur me çdo kusht, ndaj jemi kampionët e botës”.

ANTON LUMEZI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"