VIDEO/ Një supergol i mohon fitoren Dinamos, blutë ndajnë pikët me Laçin në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2024 | 0:15

VIDEO/ Një supergol i mohon fitoren Dinamos, blutë ndajnë pikët me Laçin në transfertë

Laçi barazoi 1-1 me Dinamon në shtëpi në sfidën e vlefshme për javën e 24-të të Superiores, një rezultat që nuk i ka bërë punë asnjë prej skuadrave.

bandicam 2024-02-17 15-24-16-033

Ishin kurbinasit ata që e nisën më kërkues sfidën, duke provuar disa herë në portën e Salit, por pa mundur të gjenin golin e avantazhit, gjë që erdhi nga krahu tjetër me Denison në rastin e parë të bluve.

Në pjesën e dytë u rritën më shumë luftimet në mesfushë, me shumë lojtarë që u ndëshkuan me kartonë të verdhë. Goli i barazimit erdhi në minutën e 71’ me Qaton, i cili lëshoi një predhë nga distanca që u ndal në trekëndëshin e portës.

Kështu Laçi bie në vendin e 7-të me 29 pikë duke qëndruar mes luftës për mbijetesë dhe “Final 4”, ndërsa Dinamo vazhdon në vendin e 5-të me 32 pikë, 2 më pak se Tirana e vendit të katërt, por me një ndeshje mangët për të luajtur.

REZULTATI

LAÇI 1-1 DINAMO

Qato 71′ / Denison 30′

NGJARJET KRYESORE

90+7′ Mbyllet sfida në barazimin 1-1!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

88′ Ujka ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

84′ Denison lëviz bukur në zonë dhe gjuan me të djathtën, por Dajsinani arrin ta ndalë në dy kohë. (VIDEO)

80′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Qato dhe në vendin e tij futet Salihu.

80′ Dy zëvendësime te Dinamo. Largohen Smaçi dhe Andoni, në vendet e tyre futen Bardhi dhe Mija.

79′ Tresa përplaset në zonë me Hoxhën, por arbitri lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

75′ Gudiabi shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Tresës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

71′ GOOOL LAÇI 1-1/ Klinti Qato provon me një gjuajtje nga distanca dhe topi shkon në trekëndëshin e portës, e pamundur për Salin që ta ndalte. (VIDEO)

68′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Barjamaj dhe në vendin e tij futet Myrta.

62′ Andoni shkakton një ndërhyrje të ashpër dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

59′ Karton i verdhë për Lorran pas një ndërhyrje të gabuar. Me të tillë ndëshkohet dhe Marku për protesta.

56′ Kaçorri shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

55′ Dajko ndëshkohet me karton të verdhë.

52′ Marku provon të surprizojë Dajsinanin nga goditja e dënimit, por tentativa e tij shkoi jashtë. (VIDEO)

46′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Manellari dhe në vendin e tij futet Kryeziu.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Behiratçe ndëshkohet me karton të verdhë pas vonesave në goditjen e dënimit.

42′ Tresa pengohet në zonë pas një përplasje me Hoxhën, por gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

41′ Ujka provon nga goditja e dënimit me një predhë, por topi përplaset në mur.

37′ Sobouejll hyn në zonë dhe gjuan me të djathtën, me topin që devijohet e më pas pritet nga Sali. (VIDEO)

30′ GOOOL DINAMO 0-1/ Denison provon me një gjuajtje nga brenda zonës dhe ndëshkon Dajsinanin. (VIDEO)

27′ Qato lë një top për Tresën, me këtë të fundit që tenton nga distanca, por topi shkon mbi kuadrat.

18′ Tresa provon me një gjuajtje nga brenda zone, me Salin që i mohon golin. Topi më pas kthehet te këmbët e Barjamaj, me këtë të fundit që nuk shënon dot me portën bosh pasi ndalet nga Hoxha. (VIDEO)

15′ Qato provon me një gjuajtje nga distanca me të majtën, por topi shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

LAÇI: Dajsinani, Da Silva, Zhunior, Dajko, Mjaki, Ujka, Tresa, Qato,  Manellari, Barjamaj, Sobouejll

Trajner: Mirel Josa

DINAMO: Sali, Lorran, Behiraçe, Hoxha, Marku, Andoni, Smaçi, Gudiabi, Zabërgja, Kaçorri, Denison

Trajner: Dritan Mehmeti

WhatsApp Image 2024-02-17 at 13.25.48

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"