VIDEO/ Mesi dhuron spektakël sërish, debuton me gol edhe në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2023 | 9:38

VIDEO/ Mesi dhuron spektakël sërish, debuton me gol edhe në kampionat

Leo Mesi ka debutuar edhe në MLS me gol. Ylli argjentinas ka arritur të lërë gjurmë në ndeshjen e parë që ka zhvilluar në kampionat, aty ku Inter Majemi ka fituar me rezultatin 0-2 ndaj Nju Jork Red Bull.

MESI

Argjentinasi që kishte shënuar më parë 10 gola në 7 ndeshje në Kupën e Ligës, tashmë ka arritur të shënojë edhe në MLS, aty ku ka rikthyer ekipin te fitorja pas shumë humbjeve në kampionat. Mesi u aktivizua në minutën e 60, duke shënuar vetëm 1 minutë para fundit të kohës së rregullt.

Për Mesin, kjo ishte ndeshja e 9 zyrtare me fanellën e Inter Majemit dhe skuadra e tij numëron fitoren e 9 radhazi, ndërkohë që vetë argjentinasi ka qenë autori i 11 golave, mes Kupës dhe kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"