VIDEO/ Lufta në Ukrainë, si ish-sulmuesi i Kukësit mundi të largohej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2022 | 20:44

VIDEO/ Lufta në Ukrainë, si ish-sulmuesi i Kukësit mundi të largohej

Ukraina tashmë është një vend aspak i sigurt, pas sulmit të Rusisë, i nisur disa ditë më parë. Të shumtë janë futbollistët e huaj, të ngecur në vendin e njohur të Europës Lindore, teksa të gjithë po përpiqen të largohen në çdo lloj mënyre të mundshme.

20160714_EL_Austria_vs_Kukesi_1474

Lukas Rangel, ishlojtar i Kukësit në sezonin 2016- ’17, luante në këtë sezon me Vorskla Poltavën në Ukrainë dhe u ndodh mes luftës për disa ditë duke rrezikuar jetën e tij.

Ukraine

Gjithsesi, ai fatmirësisht ka mundur të shpëtojë, megjithëse plot vështirësi. Dy ditë më parë, Rangel, si qindra mijëranjerëz të tjerë, mori makinën etij dhe u nis drejt kufirit me Poloninë.

Gjithsesi, siç tregohet në foto të ndryshme në rrjetet sociale, Rangel u ndesh me njëvarg gjigant makinash para tij duke e bërë thuajse të pamundur kalimin jashtë kufirit me automjet. I ndodhur në një situatë të tillë, Rangel e braktisimakinën e tij dhe udhëtoi disakilometra në këmbë duke arritur me sukses të kalojë në Poloni dhe të jetë i sigurt për jetëne tij.

Nëse Rangel u tregua izgjuar dhe veproi shpejt, tëshumtë janë futbollistët e huajqë ndodhen ende në Ukrainëdhe kërkojnë të largohen. Sëfundmi, lojtarët e Shaktarit undihmuan nga Federata Ukrainase që të dalin jashtë vendit sëbashku me fëmijët e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"