VIDEO/ Lot dhe lutje, shihni momentin emocionues të Luiza Gegës kur u shpall Kampione Europe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2022 | 23:07

VIDEO/ Lot dhe lutje, shihni momentin emocionues të Luiza Gegës kur u shpall Kampione Europe

Luiza Gega sot ka shkruar emrin e saj në historinë e sportit shqiptar me një fitore të pabesueshme në Kampionatin Europian ku mori medaljen e artë në garën e 3 mijë metrave me pengesa.

zcxxcxcxcxc

Sportistja shqiptare dominoi të gjithë garën duke qenë e pakapshme nga ndjekëset e saj dhe në fund mbërriti e vetme në finish, duke vendosur një rekord të ri eurpian që e bën tashmë një emër historik edhe në atletikën kontinentale.

Në momentet kur kaloi finishin, Gega nuk arriti të mbante emocionet pasi shpërtheu në lot gëzimi dhe më pas ra në gjunjë në pistën e cila i dhuroi një sukses që nuk do ta harrojë kurrë. Një lutje e shkurtër me sytë nga lart dhe pastaj nisi seria e përqafimeve me rivalet e saj të cilat e përgëzuan për këtë arritje të jashtëzakonshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"