VIDEO/ Lautaro Martinez bën gjithçka, Interi e nis Serinë A me fitore bindëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2023 | 22:43

VIDEO/ Lautaro Martinez bën gjithçka, Interi e nis Serinë A me fitore bindëse

Interi e ka nisur këtë edicion në Serinë A ashtu siç duhet, teksa ka fituar me shifrat 2-0 ndeshjen e parë ndaj Monzës. Një sfidë e cila ka qenë plotësisht nën shenjën e Lautaro Martinez, autor i të dy golave.

asdsadsadsad

Në një duel ku Interi dominoi, por nuk krijoi shumë raste të pastra pata portës, kapiteni bëri diferencën me nga një gol në secilën pjesë, pasi ishte në vendin e duhur në momentin e duhur, për të dërguar sferën në rrjetë.

Nga ana tjetër, zikaltrit e patën të lehtë të administronin ndeshjen në fazën mbrojtëse, për të siguruar tre pikët e para të këtij sezoni, ku të gjithë i shohin si pretendentë kryesorë për titullin kampion.

INTER-MONZA 2-0
8′, 76′ Lautaro Martinez

NGJARJET KRYESORE

87’ Pas një goditje këndi, Karlos Augusto kërcen mbi të gjithë dhe gjuan drejt portës, por kalon sferën mbi traversë. (SHIH VIDEO)

76’ GOOOL INTERI! Arnautoviç i futur në fushën e lojës, merr topin në të majtën dhe pason në shtyllën e dytë për Lautaro Martinez i cili nuk gabon duke dyfishuar shifrat. (SHIH VIDEO)

68’ Tjetër aksion i shpejtë i krijuar nga Darmian, Dimarko lëshon gjuajtjen e radhës që shkon jashtë katërkëndorit. (SHIH VIDEO)

66’ Dumfrajs përgjigjet shpejt në krahun tjetër duke nisur një pasim në qendër për Turam, por ky i fundit nuk gjen prekjen para portës.

65’ Birindeli merr topin në krahun e djathtë dhe gjuan drejt portës, duke kaluar topin mbi traversën e Somer. (SHIH VIDEO)

54’ Dimarko sheh hapësirë para zonës dhe lëshon një predhë nga distanca, topi shkon jo shumë larg kryqëzimit të shtyllave. (SHIH VIDEO)

49’ Çalhanollu shpëton Interin pas një aksioni të rrezikshëm të skuadrës mike, duke bllokuar gjuajtjen e Kiriakopulos që po shkonte drejt portës. (SHIH VIDEO)

47’ Barela nga e majta tenton krosin i cili kthehet në një gjuajtje që ndalet rrezikshëm në rrjetën e sipërme të portës së miqve. (SHIH VIDEO)

31’ Aksion i shpejtë i Interit që çon në gjuajtjen e Dimarkos, sfera përfundon jashtë katërkëndorit. (SHIH VIDEO)

8’ GOOOL INTERI! Dumfrajs pason për Lautaro Martinez i cili me devijimin me të parën shënon në portën e Monzës. (SHIH VIDEO)

7’ Mkhitarjan lëshon një gjuajtje të fortë brenda zonës, por kalon topin mbi traversë. (SHIH VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

INTER (3-5-2): Somer; Darmian, De Vraj, Bastoni; Dumfrajs, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.
Trajner: Simone Inzagi

MONZA (3-4-1-2): Di Gregorio; D’Ambrozio, Marì, Kaldirola; Çurria, Pesina, Galjardini, Kiriakopulos; Kaprari, Kolpani; Mariç.
Trajner: Rafaele Paladino

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"