VIDEO/ Laçi është heroik në Moldavi, merr barazimin duke luajtur një orë me 10 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2022 | 0:44

VIDEO/ Laçi është heroik në Moldavi, merr barazimin duke luajtur një orë me 10 lojtarë

Laçi ka marrë një barazim 0-0 në Moldavi në ndeshjen e parë ndaj Petrokub Hinçeshti, në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Një rezultat që jep shpresë për kualifikimin, pasi javën tjetër do të luhet në vendin tonë, por mbi të gjitha për faktin se kurbinasit rezistuan për më shumë se një orë me 10 lojtarë.

laci spahiu

Kartoni i kuq i Spahiut që në minutën e 27 vuri në vështirësi të mëdha kurbinasit të cilët i lëshuan terren vendasve dhe u kthyen në mbrojtje duke parë tentativat e tyre të njëpasnjëshme drejt portës, me traversën që i shpëtoi në fundin e pjesës së parë.

E njëjta tablo u përsërit edhe në të dytën, me ekipin moldav që provoi të përfitonte nga superioriteti numerik dhe vuri disa herë në vështirësi Dajsinanin. Por Laçi u mbrojt me forca të shumta dhe ia doli që të mbyllte në barazim pa gola këtë ndeshje të parë, duke ruajtur mundësi shumë të mira për të vazhduar më tej në turne.

PETROKUB-LAÇI 0-0

WhatsApp Image 2022-07-21 at 9.04.00 PM

MINUTË PAS MINUTE

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Mazrekaj i lë vendin në fushë Prengës në minuta e fundit.

89’ Turcan ka mundësinë e artë të shënojë, pasi merr një asist nga Velkoski i cili nuk largon siç duhet sferën, por gjuajtja e tij përfundon mbi traversë.

88’ Dajsinani gabon përsëri daljen e tij dhe i jep mundësinë Turcan të gjuajë drejt portës. Sfera ndalet përsëri në vijën fatale nga mbrojtësit e Laçit që evitojnë një gol të sigurt.

81’ Goditje këndi për vendasit, Dajsinani nuk del si duhet dhe lejon gjuajtjen drejt katërkëndorit. Velkoski në vijën fatale largon topin.

79’ Mazrekaj bën një kallim spektakolar nga e majta drejt qendrës, mesfushori gjen hapësirën për të gjuajtur dhe tenton portën, me sferën që nuk i bindet dhe përfundon jashtë ngjitur me shtyllën.

76’ Babatunde dhe Guindo hyjnë në fushë në vend të Ujkës dhe Akiniemit.

73’ Turcan provon përsëri nga e djathta, Dajsinani bllokon gjuajtjen e mesfushorit.

71’ Një gjuajtje pa shumë pretendime nga jashtë zone e Bogaciuc për pak sa nuk kthehet në gol për vendasit. Sfera devijohet nga Malota dhe nxjerr jashtë loje Dajsinanin, por më pas përfundon jashtë katërkëndorit.

69’ Gjuajtja e parë në portë nga Laçi i përket Akiniemit. Pas një topi të gjatë të Mazrekajt, ai provon një diagonale të shpejtë nga e majta, por çon sferën në duart e portierit.

67’ Mazrekaj ka një mundësi të mirë për të rrezikuar me një goditje dënimi. Por kurbinasit ekzekutojnë një skemë, ku kapiteni pason për Ujkën në të majtë. Mesfushori nuk gjen askënd në zonë me harkimin e tij.

65’ Lëvizja e parë e Duros. Cuçin hyn në fushën e lojës në vend të Zarubica.

60’ Pas një goditje nga këndi të Petrokub, Dajsinani grushton topin që shkonte në qendër e më pas ndaj tij shkaktohet faull.

59’ Potirnike dhe Fedorov marrin vendin në fushë të Iosipai dhe Sandu për vendasit.

54’ Top në thellësi nga e majta, Iosipai në shtyllën e dytë nuk e kthen dot drejt katërkëndorit të kurbinasve.

53’ Aksion nga e djathta për skuadrën moldave, pasimi në qendër gjen Sandu i cili gjuan menjëherë por gjen përgjigjen e Dajsinanit.

51’ Ambros tenton me një diagonale nga e majta e sulmit, topi përfundon jashtë pa shqetësuar Dajsinanin.

48’ Gjuajtje e të zakonshmit Turcan në kufijtë e zonës, Dajsinani pret pa probleme tentativën e lehtë.

46’ Mudrac ndëshkohet me karton të verdhë në radhët e vendasve për një faull ndaj Akiniemi.

46’ Pjesa e dytë nis pa asnjë zëvendësim në radhët e dy ekipeve.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 0-0.

45’+3’ Ambrose nga ana tjetër provon të vërë në vështirësi Dajsinanin me tentativën e tij, por këtë herë gjen të gatshëm gardianin e Laçit.

45’+2’ Ujka ka mundësinë e parë në këtë ndeshje që të gjuajë në kufijtë e zonës, por shënjestra e tij është shumë e gabuar dhe topi nuk përfundon në portën e vendasve.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

43’ Turcan përsëri nga e djathta gjuan drejt portës, nuk gjen katërkëndorin e Dajsinanit në një moment kur vendasit po gjejnë më shumë hapësira para portierit të kurbinasve.

41’ Laçi me fat, Turcan tenton nga distanca dhe gjen Dajsinanin jashtë portës. Sfera për fat ndalet nga traversa e portës së kurbinasve.

38’ Momente paniku në fushë pasi Velkoski merr një goditje në fytyrë dhe përfundon në tokë pa ndjenja duke alarmuar shokët e skuadrës. Për fat të mirë, me ndërhyrjen e shpejtë të lojtarëve dhe stafit mjekësor, lojtari ngrihet dhe del vetë nga fusha e lojës.

34’ Sandu provon me një gjuajtje të fortë ballore, sfera devijohet nga mbrojtësit e Laçit dhe përfundon lehtësisht në duart e Dajsinanit.

32’ Kundërsulm i Laçit me Mazrekajn, i cili nuk arrin të çojë topin te Akiniemi, në sprint drejt portës kundërshtare.

31’ Harkim nga e majta e sulmit vendas, Turkaj devijon e më pas Dajsinani kontrollon sferën.

28’ Karton i kuq për Spahiun. Mesfushori ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë brenda pak minutash dhe lë ekipin e tij me 10 futbollistë.

25’ Spahiu provon vetë këtë herë, duke dribluar dy kundërshtarë në mesfushë, por ndalet në kufijtë e zonës së rreptësisë nga vendasit.

23’ Kundërsulm i Laçit me Spahiun i cili ka mundësinë të shërbejë Akiniemin në të majtë, por i jep forcë më shumë se duhet topit.

22’ Goditje këndi për vendasit me Ambrose i cili harkon para portës, ku Dajsinani grushton jo pa vështirësi.

19’ Vendasit provojnë me një goditje dënimi nga e majta, harkimi në zonë kontrollohet nga Dajsinani, ndaj të cilit më pas shkaktohet faull.

17’ Karton i verdhë edhe për Spahiun i cili ndal një aksion të shpejtë të vendasve në mesfushë.

13’ Ndërhyrje me taka lart e Ujkës në mesfushë, gjyqtari nuk heziton t’i tregojë kartonin e verdhë mesfushorit të kurbinasve.

11’ Zarubica fiton një goditje këndi dhe harkimi në zonë i Turkajt kalon mes lojtarëve, por nuk gjen devijimin e duhur drejt portës.

5’ Minutat e parë flasin më shumë për vendasit të cilët mundohen të gjejnë hapësira, por Malota mbyll dy herë radhazi çdo pasim që niset drejt qendrës së zonës së kurbinasve.

1’ Nis dueli me shkelmimin nga qendra të kurbinasve.

FORMACIONET ZYRTARE

Petrokub: Avram, Sandru, Mudrac, Platica, Zhardan, Revenco, Kojoçaru, Bogacius, Turcan, Ambros, Iosipoi.
Trajner: I. Tabanov

Laçi: Dajsinani, Roganoviç, Malota, Velkoski, Turkaj, Spahiu, Ziko, Ujka, Mazrekaj, Akiniemi, Zarubica.
Trajner: Sh. Duro

petro

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"