VIDEO/ Ish-portieri i Teutës bëhet protagonist në Itali, jep asist në sfidën ndaj Monzës së Berluskonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2021 | 19:58

VIDEO/ Ish-portieri i Teutës bëhet protagonist në Itali, jep asist në sfidën ndaj Monzës së Berluskonit

Portieri shqiptar, Elhan Kastrati është bërë protagonist në Itali duke dhënë asist nga zona e tij drejt sulmuesit Enriko Baldini i cili e shfrytëzoi në maksimum pasimin duke e dërguar topin saktësisht në rrjetë.

portieri

Kastrati aktivizohet tek skuadra e Çitadelës e cila luan në fazën e “play-off” për tu ngjitur në Serinë A kundër Monzës së Berluskonit teksa po shkojnë drejt një fitoreje të pastër në sfidën e parë ndërmjet tyre.

Gardiani 24 vjeçar e ka nisur karrierën e tij te skuadra e Teutës, dhe u rikthye tek durrsakët përsëri në sezonin 2017-2018 duke u transferuar më pas në Itali te Trapani.

PANORAMASPORT.AL

LEXONI EDHE: 

Dhuroi asist dhe mbajti portën e paprekur ndaj Monzës së Balotelit, Kastrati hero te Çitadela. Shikoni statistikat dhe notën e portierit shqiptar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"