Momente paniku/ Futbollisti i skuadrës gjermane dërgohet me urgjencë në spital pas sulmit në… lokal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 23:45

Momente paniku/ Futbollisti i skuadrës gjermane dërgohet me urgjencë në spital pas sulmit në… lokal

Mesfushori i skuadrës gjermane Herta Berlin, Ajmen Barkok, u dërgua me urgjencë në spital pasi u sulmua brutalisht në një lokal të Berlinit. 

Bildrechte: Hertha BSC / City-Press

25-vjeçari pësoi lëndime në fytyrë dhe u dërgua me urgjencë në spital ku iu nënshtrua një operacioni, siç konfirmohet nga klubi i tij. 

Deklarata zyrtare nga Herta thoshte: “Ne u tmerruam kur mësuam dje se Ajmen Barkok u sulmua fizikisht në një lokal në Berlin gjatë natës dhe duhej të dërgohej në spital me lëndime në fytyrë. 

Ajmen ka pasur një operacion të suksesshëm të dielën, por nuk do të jetë në dispozicion për ne për momentin. Të urojmë shërim të shpejtë, Ajmen! Ne po mendojmë për ty”. 

I lindur në Frankfurt, Barkok u diplomua në akademinë e Ajntrakt përpara se të bënte debutimin e tij për klubin në vitin 2016. 

Në vitin 2022, ai iu bashkua Maincit përpara se të transferohej tek Herta në formë huazimi gjatë afatit të janarit. 

Klubi konfirmoi se lojtari kishte një operacion të suksesshëm, megjithatë, ai nuk ka gjasa të luajë përsëri në pjesën e mbetur të sezonit. 

PANORAMASPORT.AL
 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"