EKSKLUZIVE/ Dy ish-futbollistë do të rikthehen, Egnatia pritet të fuqizohet për Europën
“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se mbrojtësi Hysen Memolla, pas eksperiencës në huazim te rumunët e Çindias Targoviste, do të rikthehet në ekipin e vendlindjes.
Ai do të jetë gati për ndeshjet europiane. Ish-lojtari i Kombëtares ka edhe një vit kontratë me Egnatian dhe dëshiron të kontribuojë për të, sidomos në krahun e majtë, ku është vetëm Ndreca, apo edhe në qendër të prapavijës.
Po ashtu, konfirmohet se edhe Redi Kasa do të jetë sërish pjesë e rrogozhinasve, pas huazimit te Lubjana në kampionatin slloven. Me rikthimin e këtyre dy lojtarëve skuadra e drejtuar nga trajneri Tetova do të përforcohej ndjeshëm para ndeshjeve në kupat e Europës.
Të dy e njohin mirë ambientin te skuadra rrogozhinase dhe mund të “armë” të forta për më tej.
ISA HALILI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"