Maget shkëlqeu në derbi, Demi: Kush nuk sjell 2 milionë euro te Partizani…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 23:55

Maget shkëlqeu në derbi, Demi: Kush nuk sjell 2 milionë euro te Partizani…

Maget Gueje është padyshim një nga “xhevahirët” e Partizanit, por sot i është zbuluar dhe shifra e tij. I ftuar në “Elite Show”, presidenti Gazmend Demi deklaroi se për futbollistin ka një ofertë 1.3 milionë euro dhe 20 % të kartonit. Por pas ndeshjes së djeshme vlera i ka shkuar në 2 milionë.

MixCollage-29-Apr-2024-09-47-PM-389

“Partizani është një klub që i ka pronat e veta se të gjitha klubet e tjera i kanë pronat me bashkinë, por ne jemi i vetmi klub. CCmim nuk ka, kur të na vijë ndonjë ofertë e mirë do tjua tregojmë.  Nuk kam ndërmend ta shes për momentin.

MAGET- Ka një ofertë serioze, 1.3 milionë euro dhe 20 % të kartonit. Pas ndeshjes së djeshme unë kam thënë, kush nuk sjell 2 milionë, nuk jepet Maget. Me Skukën, ka ardhur drejtori i përgjithshëm kur erdhi oferta e parë, 500 mijë euro, i thash jo nuk e shes dhe e dini vetë sa u shit. Kuptohet ndikuan dhe menaxherët”, tha presidenti Demi ndër të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"