Dhuroi asist dhe mbajti portën e paprekur ndaj Monzës së Balotelit, Kastrati hero te Çitadela. Shikoni statistikat dhe notën e portierit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2021 | 23:10

Dhuroi asist dhe mbajti portën e paprekur ndaj Monzës së Balotelit, Kastrati hero te Çitadela. Shikoni statistikat dhe notën e portierit shqiptar

Portieri shqiqiptar, Elhan Kastrati është duke kaluar një moment fantastik te skuadra e Çitadelës në Serinë B italiane. 24-vjeçari ishte një nga më të dalluarit në fushë në triumfin 3-0 që skuadra e tij arriti ndaj Monzës së Mario Balotelit në sfidën e vlefshme për “Play-Off”-in.

Kastrati25

Kastrati asistoi te goli i dytë i shënuar nga Baldini në minutën e 22-të. Gjithashtu gardiani shqiptar arriti të neutralizonte edhe 7 gjuajtjet në kuadrat të futbollistëve miq.

Kastrati

Në përfundimin e ndeshjes, portiere u vlerësua me notën 8.6 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Kastrati së bashku me Baldinin që shënoi tripletë ishin 2 futbollistët më të vlerësuar të skuadrës së Çitadelës.

PËRGATITUR NGA “SOFA SCORE“, EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT” : 

Kastrati5

Për sa i përket Mario Balotelit, ai u aktivizua në minutën e 82-të, por pa arritur të linte gjurmë.

PANORAMASPORT.AL

LEXO: 

VIDEO/ Ish-portieri i Teutës bëhet protagonist në Itali, jep asist në sfidën ndaj Monzës së Berluskonit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"