Administratori Furlani “trazon” merkaton: Pioli trajneri ynë, Leao s’do të largohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 23:28

Administratori Furlani “trazon” merkaton: Pioli trajneri ynë, Leao s’do të largohet

Ditë të ngjeshur për Xhorxho Fulranin, i cili e ndan kohën e tij mes punës në klub, planeve për merkaton dhe gjetjen e një trajneri të ri për Milanin. Pikërisht mbi të gjitha këto tema, administratori kuqezi ka folur për rrjetin “DAZN”.

furlani

TRAJNERI – “E kemi një trajner, ai quhet Stefano Pioli. Jemi të fokusuar që ta mbyllim mirë sezonin. Nuk shkoi siç shpresonim sepse jemi Milani dhe duam të fitojmë. Jemi në vendin e dytë dhe jemi të fokusuar ta mbyllim mirë kampionatin. Ka shumë thashetheme që qarkullojnë. Duam të vazhdojmë të punojmë shumë, të fokusohemi në ndeshjet e mbetura dhe të gjitha këto thashetheme janë paksa të bezdisshme”.

LOPETEGI – “Janë përmendur dhjetëra emra, e kështu me radhë. Tashmë po planifikojmë të ardhmen me merkato, duam të forcojmë ekipin. Këtë vit nuk fituam, por suksesi mbetet qëllimi.

IBRA – “Zlatan ishte kampion në fushë dhe po tregon se është edhe jashtë saj. Ai është inteligjent, sjell përvojë, ka shumë vite futboll në shumë klube dhe vende të ndryshme. Idetë dhe opinionet e tij janë thelbësore në vendimet në lidhje me të ardhmen e klubit.

MERKATO – “Kemi nisur punën disa muaj më parë. Puna e këtij viti nuk do të jetë një revolucion si vera e kaluar, por një punë më e synuar dhe e saktë. Bazat janë tashmë të pranishme në ekip.”

LEAO – “Ai ka kontratë afatgjatë dhe dëshiron të qëndrojë. Tashmë jemi duke punuar e planifikuar sezonin e ardhshëm për të forcuar ekipin”.

EKIPI U-23 – “Ai i U-23 është një projekt që ne e studiojmë çdo vit. Po e studiojmë edhe këtë vit si vitet e tjera”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"