Nuk do të ketë detyra menaxheriale, Slot vetëm një trajner te Liverpuli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 23:51

Nuk do të ketë detyra menaxheriale, Slot vetëm një trajner te Liverpuli

Në verë Arne Slot nuk do të ketë një detyrë të lehtë. Ai do të gjejë një skuadër që duhet t’i rikthejë motivimin dhe dëshirën, ndërsa përçarjet e fundit në dhomat e zhveshjes mes Jyrgen Klopit dhe Mohamed Salahut nuk duket t’i kenë lënë shije të mirë.

skysports-arne-slot-liverpool_6532103

Tekniku i Fejnordit, i cili po negocion një transferim në “Anfield Road” për të zëvendësuar trajnerin gjerman nga sezoni i ardhshëm, mësohet se nuk do të ketë një dorë të lirë në Mersejsajd.

Burime pranë klubit, të cituara nga mediat liverpulase, konfirmojnë se 45-vjeçari do të jetë vetëm një trajner i skuadrës së parë dhe nuk do të ketë detyra menaxheriale për të influencuar transferimet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"