“Jam i mërzitur nga humbja”, Tabaku: Objektivat e Vorës dihen, ekipet e Superiores nuk kanë ndonjë diferencë me ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 20:32

“Jam i mërzitur nga humbja”, Tabaku: Objektivat e Vorës dihen, ekipet e Superiores nuk kanë ndonjë diferencë me ne

Mesfushori i Vorës, Xhuljo Tabaku ka folur pas humbjes kundër Elbasanit. Ai u shpreh i zhgënjyer por duan të luftojnë për tu ngjitur në Superiore.

WhatsApp Image 2024-04-29 at 20.26.09

“Pak i mërzitur nga rezultati, vijmë nga një sezon i gjatë, një ekip i ri. Mbase duhet të mirëkuptohemi deri tani për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur. Jemi shumë të përqëndruar te pjesa e Play-Off. Nuk e di, mendoj që kanë lojtarë me eksperiencë, Bylisi ra vitin e kaluar, Elbasani ka qenë më përpara. Kemi lojtarë të rinj dhe duhet të ambjentohemi me situatën. Dua të ndihmoj ekipin që të arrijmë objektivin këtë vit, objektivat janë të qarta. Të gjithë duam të shkojmë në Superiore.

Nuk mendoj që kemi gabuar diku, mendoj se lotarët kanë qenë të rinj dhe na është dashur pak kohë sa të implementohemi me njëri-tjetrin. Ekipet e Superilgës nuk kanë ndonjë diferencë me ne. Kemi bërë shumë miqësore me ekipet e Superiores dhe kemi marrrë rezultate pozitive”, tha ai për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"