VIDEO/ Jasir Asani motivon Partizanin: Forca ekipit më të mirë në Shqipëri, mund të dilni sërish kampionë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2024 | 14:07

VIDEO/ Jasir Asani motivon Partizanin: Forca ekipit më të mirë në Shqipëri, mund të dilni sërish kampionë!

Ylli i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani e ka mbështetur gjithmonë Partizanin dhe në prag të duelit me Skënderbeun nuk kishte si të mos ndodhte e njëjta gjë.MixCollage-16-May-2024-02-05-PM-8747

Përmes një video e cila është publikuar në faqen zyrtare të klubit të kuq, Asani motivon skuadrën për të dalë sërish kampion. Ndër të tjera, sulmuesi shprehet se të gjithë duhet të japin maksimumin si dhe ju uron shumë suksese.

“Përshëndetje ekipit më të mirë në Shqipëri, Partizani! Ju uroj shumë suksese ccunave të Partizanit sepse kanë bërë një punë shumë të mirë deri tani dhe besoj nuk duhet ta ndalen akoma pasi kanë mbetur disa ndeshje për të dalë kampion i Shqipërisë. Këto ndeshje do të jenë të vështira, por me ndihmën e tifozëve, stafit, trajnerit dhe presidentit do të jenë të gjithë bashkë për të arritur objektivat dhe në fund të dalin prapë kampion, sepse është ndër klubet më të mëdha në Shqipëri dhe besoj se ccunat e Partizanit janë gati për të dhënë maksimumin dhe për të arritur objektivat e klubit. Forca Partizani!”, shprehet Asani.

Për të shikuar videon klikoni linkun

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"