ZYRTARE/ Puna e shkëlqyer te Mesheleni, Besnik Hasi ndan rrugët me klubin belg dhe është pranë akordit me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 23:38

ZYRTARE/ Puna e shkëlqyer te Mesheleni, Besnik Hasi ndan rrugët me klubin belg dhe është pranë akordit me…

Klubi belg i Meshelen, përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar për largimin e trajnerit shqiptar, Besnik Hasi në fund të sezoni. Sipas këtij njoftimi, bashkëpunimi mes dy palëve u ndërpre me marrëveshje të dyanshme. 

Besnik Hasiiiii

“Klubi falënderon Besnikun për serinë e shkëlqyer që ka arritur dhe kështu ka udhëhequr klubin drejt një ëndrre. Klubit i duhet kohë për të kërkuar një trajner për sezonin e ri”, thuhej ndër të tjerash në njoftim. Lidhur me largimin e tij nga klubi, shkurtimisht foli edhe edhe vet Hasi. 

“Lojtarët duhet të dëshmojnë veten me një trajner të ri. Më vjen keq për largimin tim. Më pëlqeu të punoja këtu. Unë e bëra punën time këtu. Kur mbërrita skuadra ishte në gjendje të keqe, por pas kësaj arritëm rezultate të një ekipi kampion. 

Ne madje luftuan për vendin e parë deri në ndeshjen e fundit. A do të kisha qëndruar nëse do të arrinim në play-offin e Ligës së Kampionëve, nuk e di. Shpresoj që klubi të tregoj paraqitjet e duhura për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Hasi në konferencën për shtyp. 

Kujtojmë që Hasi bëri një punë të shkëlqyer me Meshelenin, teksa së fundmi ka zgjuar interesin e shumë klubeve. Trajneri shqiptar raportohet se është pranë akordin me klubin e Gent, që ka ambicie madhore dhe do të kërkojë titullin kampion sezonin e ardhshëm.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"